Sallatë me lulelakër
Për ne adhurueset e perimeve ato janë edhe më të shijshme të gjalla, ndaj sot po ju propozoj këtë recetë të thjeshtë për një sallatë detoks.
1 lulelakër e vogël e njomë
2-3 lugë vaj ulliri
lëngu i 1 limoni
një tuf e vogël majdanoz ose koper
kripë dhe piper të zi
Pastrojeni lulelakrën nga gjethet dhe priteni hollë me mandolin ose me një thikë të mprehur mirë.
Vendoseni në një sallatier dhe marinojeni me kripë, piper, vaj ulliri, lëngë limoni dhe majdanozë ose kopër të grirë imët.
Kjo sallatë është dhe një shoqëruese e mirë e një fileto mishi ose peshku të ziere ose zgare.
Submit your review | |
Sallatë me lulelakër
Average rating: 0 reviews