Sallate me laker Savoje (Verza)
Une jam shum e apasionuar pas sallatave dhe pjatat e mia te sallatave nuk do i shihni kurre te thjeshta,duke qene se perdoret dhe gjuha italiane ndonjeher krijimet e mia sdi si ti quaj per tju pershtatur lexuesve por i shtoj nje mikse ose e pasur ne fund te titullit dhe besoj jam Ok.Kjo lloje lakre me pelqen shume ta konsumoj te gjalle pasi ndihet me shume aroma dhe shija e saj paksa e hidhur.
PERBERSIT:
Gjysem laker savoje
5 rrepa te kuqe
3-4 trangull turshi
1 karrot
vaj ulliri
krip sa mjafton
krem uthulle balsamike
PERGATITJA:
Prisni lakren fije te holla “julien”.Karrotat i prisni te holla me ndimen e qeruesit te patates,rrepat i prisni ne rondele gjithashtu dhe trangullin.E kompozoni pjaten sipas deshires dhe marinojeni me krip,vaj ulliri dhe krem uthulle balsamike.Embeslia e kesaj lloj uthulle kombinohet shum mire me hidhetin e lakres.
Ju Befte mire 🙂