Sallatë me kungulleshka të njoma dhe fara

Për këtë sallatë ju duhen kungulleshkat e vogla, të njoma pasi e kan shijen akoma të ëmbël dhe nuk ju bezdis ti hani pa gatura. Shtimi i farave mikse i jep sallatës akoma më shumë shije dhe vlera ushqyese.
4-5 kungulleshka
1 lugë mjaltë fërdeteje ose lulesh fusheje
gjysëm luge mustard franceze
2 lugë fara mikse(luledielli, kungulli, suzami, liri etj)
kripë dhe piper i zi
1 lugë vaj ulliri eksta i virgjër
2 lugë lëng limoni
disa gjethe borzilok
Lani kungulleshkat dhe pritini hollë me mandolinën ose me qëruesen e patates.
Thekni paksa në tigan miksin e farave.
Veçmas përzieni mjaltin, vajin, mustardën, kripë dhe piperin të zi shtoni dhe lëngun e limonit dhe përzijeni fortë që të krijoni një krem të hollë.
Vendosni kungulleshkat në një pjatë servirje, shtoni miksin e farave, gjethet e borzilokut dhe marinaturën me mustard dhe mjaltë.
Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |