Sallatë me kuinoa, karkaleca dhe rrush të thatë
Për këtë sallatë duhet të falenderoj Iva Tiço-n e cila e kishte ngrën në Barcelon dhe ma shpjegoi pak a shume si ishte idea. Natyrishtë unë smund të qëndroja me aq dhe e pasurova me idet e mia dhe rezultati ishte i mahnitshëm. Në librin tim gjeni pak a shumë një recet të ngjashme si kjo por të bërë me kus kus. Në ndryshim nga kus kus e mira e kësaj me kuinoa është që mund hajmë sa te duam e mos të shëndoshemi por dhe sikur të duam të hajmë pafundë nuk do mundemi sepse kuinoa të ngop shpejt. Idealja e kësaj sallate është që e ftohtë është dhe më e mirë ndaj nëse doni ti habisni mikeshat tuaja merreni me vete në punë dhe do më kujtoni 🙂
1 gotë kuinoa
1 limon
200-300 gr. karkaleca të freskët
2 thelpinje hudhër
1 dorë me stika pishe për kosto më të lirë përdorni bajame të qëruara
1 tufë majdanoz
1 tufë mëndër
1 grushtë me ullinjë tipin që dëshironi
1 grushtë me rrush të thatë
1 maj luge të vogël pimento “piper spanjoll” në munges paprika
kripë
pak vaj ulliri
Vendosni rrushin në ujë të ftohtë të zbutet. Kur të jet gati shtrydheni dhe thajeni me letër kuzhine.
Shpëlahni mirë e mirë kuinoan sa mos bëj më shkumë dhe lëreni të kullojë mirë.
Në tenxhere vendosni 2 lugë vaj të aromantizohen me paprikan dhe shtoni kuinoan në të. Thekeriseni bashkë sa të marrin pak erë të mirë dhe shtoini 2 gota ujë, pak kripë dhe lereni të ziejë me kapak derisa të shteroj uji e të behet si pilaf. Lëreni të ftohet plotësishtë.
Qëroni karkalecat nga koka, gëzhualli dhe fija e zezë. Vendosini të skuqen me pak vaj ulliri dhe një hudher të shtypur. Sa të kavërdisen mirë kriposini dhe e ruajini mënjanë.
Në një tigan ose në furrë thekni pak stikat e pishës ose bajamet.
Tani 2-3 lugë vaj ulliri vendosini në një enë dhe aromantizoji me lëkurën e grirë imët të limonit vetëm pjesën e verdhë dhe një hudhër të shtypur me dorë. Sapo të fillojë të aromantizohet hiqini hudhrën, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
Tani bashkoni te kuinoa karkalecat, vajin e aromantizuar, majdanozë dhe mëndër të grirë imët, rrushin e thatë, stikat e pishës, pak lëngë limoni, ullinjtë, pak kripë dhe përzijeni mirë. Provojeni nëse ka nevoj për ndopak piper të zi ose akoma kripë. Mbulojeni me një qese kuzhine dhe lëreni të ftohet në frigorifer një 30 minutësh ose më shumë që të lidhen aromat me njëra tjetrën.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: në vend të pimentos ose paprikas mund të përdorni curry.
Submit your review | |
Sallatë me kuinoa, karkaleca dhe rrush të thatë
Average rating: 3 reviews
Laoreta
Mar 3, 2020
Cdo postím qe ka bere addasall esht perfect
Ida
Apr 14, 2018
Super e shijshme ?
leida
Apr 20, 2017
great