Sallatë me karrota
Karrotat janë shumë dietike të konsumuara të gjalla, gati të gjithë këshillarët e ushqimit e rekomandojnë në dietat e tyre. Sot po ju sjell një version të saj ashtu siç më pëlqen mua më shumë.
karrota
1 fimon
1 dorë ullinjë
pak kripë dhe piper të zi
vaj ulliri aq sa mjaftonë
uthull balsamike
Një grushtë fara mikse, përberjen e gjeni dhe të gatëshme
Grini Karrotat në rende të trash dhe vendosini në një sallatier ku do ta marinoni me kripë, piper pak vaj ullir dhe lëngë limoni. Shtoni disa ullinjë sipër, feta limoni, përzijeni me farat mikse pak uthull balsamike dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂