Sallatë me finok dhe portokall
Koha e finokut dhe portokallit.Një sallatë gjithë shije me produkte të stinës.Me kosto të ulët dhe njëkosishtë shumë ushqyese.
finok
portokalle
pak vaj ulliri ekstra i virgjër
miks farash
disa deg koper
një dorë ullinjë pa bërthamë
limon
pak kripë
Prisni hollshëm feta nga finoku.Qëroni gjallë një portokalle dhe priteni në feta.Bëni një marinim me disa lugë vaj ulliri, lëngun e limonit dhe lëngun e një portokalli.Shtoni pak kripë dhe përzijini mirë.Në një sallatierë vendosni fetat e finokut,shtoni marinimin,fetat e portokallit dhe ullinjt.Përzijeni dhe sipër shtoni pak kopër të grirë dhe miksin e farave.
Ju bëftë mirë 🙂