Sallatë me fasule të njoma dhe ton
Fasulet jan vjelur tashmë dhe në pazaret e ndryshme sidomos ato fshatare i gjenë ato akoma me lëvozhgën e tyre dhe aty eshtë kënaqësi për ti pastruar duke i shkoqur vet.
250 gr fasule të njoma të pastruara
1 konservë peshk ton natyral
nje dorë rukola
kripë
vaj ulliri ekstra i virgjër
1 qep e vogël e ëmbël
disa kokra domate qershizë
pak uthull balsamike
Vendosni fasulet të ziejnë në ujë të ftohtë për 30 -40 minuta.Kullojini ,kriposini dhe lërini të ftohen.
Kompozoni sallatën duke vendosur rukola,konservën e peshkut,domate qershizë,qep të prera në feta dhe fasulet e zjera.Marinoni me kripë,vaj ulliri dhe uthull balsamike.Shërbejeni.
Ju Bëftë mirë 🙂