Sallatë me dardhë ne krostë brumi sfogliatë
Kjo sallatë ështe shumë skenike dhe per gjithe ata qe pëlqejnë shijen e kripur të përzierë me të ëmblën që kohet e fundit eshte bere dhe e modës.Perzierja e frutave te pjatat kryesore apo sallatrat perbëjne shijet e rafinuara dhe natyrishtë është një risi ne gatimet e sotme.
PERBERSIT:
1 dardhë
1 petë brumi sfogliat
sallat jeshile ose mikse.
djathë dhie
disa kokrra arra
borzilok
vaj ulliri
kripe
aceto balsamico.
PERGATITJA
Fillimishte përgatisni dardhën ne krostë.Qerojni dardhën dhe e lyeni me lënge limoni.Brumin sfogliat priteni ne shirita te gjerësis 2-3 cm.Me shiritat e prerë rrethoni dardhën nga bishti te maja sipas formës së sajë.Ngjishni dy ekstremet me duar në menyre te tille që ajo mos hapet gjatë pjekjes. Vendoseni te piqet ne furren e nxehur me pare ne 180° per 30 minuta.Nderkohe përgatisni marinaturen duke grire ne nje mikser borzilokun me vajin e ullirit dhe pak kripe.Qeroni arrat dhe me dore i thyeni në thelpinje te medhenje.Prisni djathin e dhisë ne feta.Kompozoni pjaten duke shtruar sallatën,arrat dhe djathin e dhisë.Marinojeni me vajin e aromantizuar me borzilok dhe aceto balsamico.Ne fundë vendosni dhe dardhën e pjekurë.
Ju Befte mire 🙂