Sallatë me asparag dhe luleshtrydhe
Një sallatë e freskët me këtë perim stinore kaq të pasur me vlera ushqyese. Nëse nuk jeni me diet sallatës mund ti shtoni dhe fletëza djathi parmixhiano për ta pasuruar në shije.
asparag
luleshtrydhe
kripë himajale ose normale dhe piper i zi
limon
pak vaj ulliri
gjethe borziloku
uthull balsamike
Pastroni asparaget nga pjesa e fundit e fortë dhe e drunjtë.Pritini më pas hollë hollë. Vendosni në një enë dhe marinoini me lëng limoni, pak vaj ulliri, kripë himalaje dhe piper të zi. Lërini në frigorifer një 30 minutësh ose më shumë.
Në momentin që do ti shërbeni shtoni luleshtrydhet e prera, borzilokun, shtoni pak uthull balsamike dhe shërbejeni sallatën.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |