Sallatë me argjinare
Erdhi koha që të detoksifikohemi, pranvera e kërkon këtë për trupin tone dhe energji të mirë. Argjinarja është detoksifikues natyral dhe konsumimi i saj për së gjalli është dyfish më efikas.
2 kokë argjinare
1 limon
një dorë ullinjë
nje dore rukola
1 lugë vaj ulliri
pakëz kripë
disa gjerthe borziloku
1 thelpi hudhër
Pastroni argjinaret nga gjethe e trasha të jashme derisa ti dali ngjyra e bukur e bardhë në vjollcë, priti në mest hiqini pushin e brëndshëm dhe pritini hollë hollë. Më pas vendosni të rrijnë në një enë me ujë dhe limon për 1 orë.
Më pas kullojini, thithjani ujin e tepërt me një beze kuzhine, vendosni në një sallatier ku do të shtoni domatet, rukolan, gjethet e borzilokut.
Veçmas bëni një marinatur me vaj, lëng limoni, kripë, hudhra të grira dhe hidhjani sipër sallatës, lëreni të marinohet paska para se ta konsumoni.