Sallatë frutash
Një sallatë e pasuruar me shije dhe ngjyra. Përdoni frutat që keni dëshir më shumë dhe para se ta shërbeni mund ti shtoni pak akullore sipër për ti dhënë akoma më shumë shije. Variantet i keni nga më të ndryshmit, sipas dëshirës mund ta bëni dhe pak alkolike me shtimin e ndonjë likeri frutash.
Fruta të ndryshme si ( boronica, luleshtrydhe, mollë, pjeshka, pjepër, rrush, banane, etj)
1 limon
1 lugë sheqer kaf
sipas dëshirës pak kanell
Për ta shoqëruar :
akullore
gjethe menteje
Pritini të gjitha frutat në copa të vogla dhe vendosni në një enë të madhe. Shtoni në të lëngun e 1 limoni dhe sheqerin pak kanell nëse dëshironi. Përzijeni dhe vendosini në frigorifer për një orë të pushojë.
Shërbejeni me akullore dhe gjethe menteje.
Ju bëftë mirë 🙂
un dua qe sallata te ket edhe fruta te tjera
Mund ti shtosh cfare deshirone