Sallatë e vogël me panxhar dhe rukola
Jeni të lodhura nga të njëjtat antipasta? Sot për ju një recet sa e bukur aq dhe praktike. Mbajtësja e kësaj sallate në formë antipaste është pikërishtë buka. Dozat po jua lë juve në vartësi të numrit që do përgatisni.
PERBERSIT:
panxhar
feta buke nga ato për tramezzini(tramexini nuk e di si e kan emrin në shqip)
rukola
aceto balsamico (açeto balsamiko)
krip dhe piper i zi
vaj ulliri ekstra i virgjër.
PERGATITJA:
Merrni fetat e bukës për tramezzini (tramexini)bashkoini dy e nga dy dhe hapini me hokllai derisa volumi i tyre të ulet fare.Lyeni sipërfaqen e jashtëme të një forme që është e përshtaçme për furrë (unë kam përdorur kupat ku piqet muffin një përdorimshme alumini.) Vendoseni petën e bukës duke e ngjeshur mbas anëve të formës.Piqeni në furrën e nxehur më parë në 200° derisa sa të theket mire. Kur të jen gati fikni furrën dhe lërini të ftohen.
Ndërkohe zjeni panxharin dhe marinojeni e krip,piper,vaj ulliri dhe aceto balsamico.(mundë ti shtoni dhe pak hurdhër të shtypyr nëse dëshironi,Vendosni rukolen në kanistrat prej buke dhe në mes shtoni pak nga panxhari i marinuar.
Servireni menjëherë.
Ju bëfte mirë 🙂