Sallatë e ftohtë me makarona flutur dhe salcë guakamole
Po afrojnë ditët e nxehta dhe kemi nevoj për sa më shumë ushqime të freskëta. Unë e pëlqej shumë salcën gukamole dhe me lindi ideja e një pjate të tillë. Mbas përgatitjes së saj ju këshillojë ta kosnumoni brënda ditës pasi po ndënji gjatë makaronat qullen.
2 avokado të pjekur
2 domate jeshile ose të kuqe
1 spec djegës jeshil
1 spec i kuq
1 thelpi hurdhër
1 qep e vogël
3-4 lugë vaj ulliri
1 lime (limon jeshil)
një maj luge të vogël qimnon pluhur ose paprika
kripë dhe piper i zi
disa gjethe koriandër që mund ti zvëndësoni me majdanoz
Pjesa tjeter:
280 gr. makarona flutur
borzilok të freskët
Përgatisni salcën duke prerë në kubikë shumë të vegjël të gjithë përbërësit dhe shtoini erëzat, kripë dhe vaj ulliri. ruajeni në frigorifer. Zieni makaronat në ujë me kripë dhe kur të jen gati kaloini direkt në ujë të ftohtë. Lërini të kullojnë mirë pastaj përzijeni me salcën. Shtoni borzilok të freskët dhe lëreni nja 30 minuta në frigorifer të pushoj. Shërbejeni të ftohtë.
Ju bëftë mirë 🙂