Sallata toskane – Panzanella
Kjo është sallata më e famshme toskane. Një pjatë e vjetër fshatare që lind si nevojë e ripërdorimit të bukës së thatë. Thonë që po nuk e përgatite me bukën tipike toskane dhe vajin e toskanës nuk ka të njëjtën shije. Me kalimin e viteve ajo ka evoluar dhe recetat për të jan të panumërta sepse çdo shtëpi e përgatit sipas dëshirës së vet. Une sot ju solla një version timin krokante dhe shumë të pasuruar.
disa feta buke me kore të fortë
vajë ulliri ekstra i virgjër preferohet vaj toskan
një dorë domate
2 qep të kuqe të ëmbla
një dorë ullinjë pa bërthamë
disa deg selino
një tufë e vogël borzilok
një dorë kaperi
kripë
3-4 lugë uthull molle
2 thelpinjë hudhëra
pak rigon
2 patëllxhan
1 trangull
Prisni patëllxhanët në kubikë të vegjël dhe vendosini të kavërdisen me një hurdhër pak rigon. Sapo të jen gati kriposini dhe vendosini në një sallatier të madhe.
Prisni bukët në copa të vogla dhe thekini në furrë me pak vaj dhe rigonë.
Prisni domatet në copa, qepët në rrath, selinon qërojeni dhe priteni në kubik, trangullin në rondele dhe shtoini dhe këto përbërës te patëllxhanët. Bashkoni dhe ullinjtë dhe kaperin, përzijeni. Kur buka të jet gati shtojeni dhe këtë te sallatiera, shtoni uthullën dhe shumë vaj ulliri. Tradita do që tani përbërësit të përzihen dhe të shtypen me dorë në mënyrë që buka të shkërmoqet dhe të marri lëngun e domateve dhe vajin. Unë thjeshtë e përzieva duke e lënë copat e bukës krokante. Rregulloni me kripë dhe borzilok dhe lëreni nja 30 minuta në frigorifer që të pushojë dhe shijet të lidhen me njëra tjetrën.
Shërbejeni duke e ngrënë me një lugë të madhe pasi sdo keni të ngopur 🙂
Ju bëftë mirë 🙂