Salca guacamole
Salca e famshme meksikane Guacamole(guakamole) është nje salcë me origjinë të lashtë që nga koha e Atzechi (atxeki-popullsia e lashtë meksikane)Receta e vjetër ishte një pure e thjeshtë avokadoje e marinuar me lime(lijmë) dhe kripë por me kalimin e kohës ajo u pasurua dhe me përbërës të tjerë dhe rezultati eshtë kjo salcë e mrekullueshme.Domatet e kuqe jan një përshtatje e tomatillos,domateve jeshile meksikane.
2 avokado të pjekur
2 domate
1 spec djegës jeshil
1 thelpi hurdhër
1 qep e vogël
3-4 lugë vaj ulliri
1 lime(limon jeshil)
një maj luge të vogël qimnon pluhur
kripë dhe piper i zi
disa gjethe koriandër.
Pastroni avokadot duke i ndarë në mes dhe duke i hequr bërthamën e mesit,pastaj hiqni lëkurën priteni në copa dhe shtypini me pirunë duke e trasformuar në një pure.Shtoni në të lëkurën e grirë të lime-t,dhe lëngun e tijë,përzijeni që mos ju oksidohet avokadoja.Grini në rende ose mikser,domatet,qepën,hurdhrën,dhe specin djegës.Bashkojini me puren e avokados,kriposeni shtoni vajin e ullirit,piper të zi të bluar në moment,qimnonin pluhur dhe disa gjethe koriandër të grirë.Mbulojeni dhe lëreni në frigorifer për rreth 1 ore që shijet të bashkohen me njëra tjetrën.
Shërbejeni me takos,patatina ose si salcë për të shoqëruar mishrat e kuq ose të bardhë.
Ju bëftë mirë 🙂