Salca franceze “Gribiche”
Salca “Gribiche” gribishe është ndër salcat më të njohura në kuzhinën franceze dhe është tejet e shijshme. Me të mund të shoqëroni filetot e mishit dhe të peshkut të ziera (por që me to nuk jua këshilloje shumë pasi proteinat arrijnë stratosferën) Perimet e gjalla për ti dhën një shije më shumë (dhe këtu jua keshillojë) ose thjeshte për ta lyer sipër copave të bukës së thekur.
Nuk është tjetër vetëm se një salcë majonez por në vend të vezëve të gjalla bëhet me vezë të ziera dhe shtimi i aromave të freskëta i japin asaj një shije të veçantë.
4 vezë të ziera fortë
1 lugë mustard franceze
1 lugë kaperi
1 lugë lëngë limoni ose uthull molle
2-3 tranguj të vegjël turshi
erëza të freskëta ( koper, majdanoz, drangoçel, bar qepe)
rreth 50-60 ml. vaj ulliri ekstra të virgjër
kripë dhe piper të zi
Hiqni të verdhën nga vezët dhe thërmojeni në një enë me telin e kuzhinës, shtoni mustardën, kripë, piper, lëngun e limonit derisa të thërmohet. Shtoni në vijim vajin si majonezi gjithmonë duke e rrahur derisa salsa të emulsionohet.
Grini imët përbërësit e tjerë dhe bashkoini me salcën duke i përzier me delikates. Në fund shtoni dhe copëzat e të bardhës së vezës të prerë në kubik dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |