Salade au chèvre chaude
E lashe me emrin e saj origjinale sepse keshtu njihet ne gjithe boten kjo sallate franceze.Teper e thjeshte per tu pergatitur dhe produkti kryesore eshte djathi i dhisë i cili sherbehet i nxehte ne sallate.Ne rajone te ndryshem te francës sherbehet me produkte te ndryshme dhe salsa qe e marinone sallaten ndryshon nga vendi ne vende.Unë sot po ju sjell ate qe kam ngrene me shpeshe ne Paris.Shpresoj tju pelqejë
PERBERSIT:
Disa feta Baguet (buke e gjate franceze por mund ta zvendesoni me panine)
Djathe i bardh dhie
sallat jeshile te tipit qe deshironi ose dhe sallate mikse
disa domate qershizë
ullinje te zinjë
1 luge mustardë Dijoni (dhe mustarda e thjeshte ben punen e saj)
krip dhe piper i zi
vaj ulliri sa nevojitet
3 luge uthull molle ose vere te bardhe.
PERGATITJA:
Lani sallatën dhe thajeni me ndihmen e nje bezeje.Prisni bagueten ose paninen ne feta mesatare.Prisni dhe djathin ne feta dhe vendoseni sipër bukes.Buken vendoseni ne furren e nxehur me pare te theken per 3-5 minuta.
Pergatisni marinaturen duke bashkuarë mustardën,vajin e ullirit,pak kripë dhe piper të zi dhe uthullen,perzieni mire derisa te krijoni nje tip emulsioni dhe te gjithë perbersit te trasformohen në një salsë
Kompozoni sallaten duke i shtuare domatet e prera ne mes,ullinjte e zinjë, marinojeni me salsen e perftuarë dhe vendosni sipër buken me djathin e dhisë.
Sherbejeni menjëherë.
Ju befte mire 🙂