Rrep barishtore “rrapic” me salsiçe të freskëta dhe ullinjë
Kjo llojë barishtore në fakt nuk është shumë përdorur në shqipëri dhe pse lexues të ndryshëm më kan thën që tek- tuk kan filluar të dalin nëpër tregjet fshatare dhe njihet me emrin “rrapic“. Kjo pjatë është një pjatë dimërore dhe me përbërësit e duhur ajo është e përkryer. Salsiçet e freskëta së bashku me ullinjtë e vajit e bëjnë këtë barishtore të përkryer. Unë e kam shoqëruar dhe me oriz basmati për ta kompletuar pjatën.
400 gr. rrep barishtore
2 salsiçe të freskëta
2 lugë ullinjë vaji ose kallamata
pak kripë
1 thelpi hurdhër
1 spec djegës
1 gotë verë të bardhë
Për orizin:
100 gr. oriz basmati
200 ml. ujë
pak kripë
pak vaj ulliri
Lanin dhe pastroni nga kercelli dhe gjethet e trasha “rrapicën” dhe vendoseni të ziejë në ujë të bollshëm me pak kripë për nja 10 minuta.
Ndërkohë në nje tigane shtoni 2 lugë vaj ulliri, hurdhrën e shtypur me dorë dhe specin djegës. Lëreni të aromantizohet vaji dhe shtoni në të salsiçen e shkërmoqur me pirun. Kavërdisini mirë derisa salsiçia të jet skuqur mirë dhe shuanin me verë të bardhë. Pasi vera të avullojë shtoni në “rrapicën” e kulluar nga uji dhe ullinjtë. Kavërdisini përsëri disa minuta të tjera dhe ruajini mënjanë.
Zieni orizin në ujë me pak kripë dhe pak vaj derisa uji të avullojë komplet. Lëreni të ftohet disi dhe shërbejeni orizin si garniturë e rrepës barishtore me salsiçe. Unë e kompozova pjatën në këtë mënyrë por ju mund ta servirni si të dëshironi.
Ju bëftë mirë 🙂