Rosto lulelakre
Një pjatë totalisht vegjetariane. Mundë ta shoqëroni me pak sallatë jeshile dhe ja ku keni një vaktë të përkryer për të ruajtur linjat.
1 lulelakër mesatare
2-3 lugë vaj ulliri
1 lugë e vogël paprika (të ëmbël ose të tymosur si të deshironi)
1 thelpi hurdhër
pak kripë dhe piper të zi
1 lugë djathë parmixhano grirë
disa degë rozmarine
Lulelakrës hiqjani gjethet dhe vendoseni të ziejë në një enë me ujë të bollshëm me pak kripë dhe 2 lugë uthull. Lëreni nja 15 minuta të ziejë, hiqeni dhe lëreni të kullojë uji i tepërt.
Përzieni bashkë vajin me një hurdhër të grirë imët, paprikan, pak piper të zi dhe pak kripë. Lyeni me këtë përbërje komplet lulelakrën me ndihmën e një peneli kuzhine. Spërkateni më pas me djathin e grirë. Vendoseni në një tavë me letër furre poshtë dhe shtoni disa dege rozmarine. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° derisa kur shikoni që lulelakra është e thekërisur mirë dhe ka marrë një ngjyrë të bukur.
Shërbejeni të nxehtë.
Shënim: ky variant mundë të jetë dhe një garniturë për një fileto viçi, pule ose peshku.
Ju Bëftë mirë 🙂