Ros me mustard dhe arom portokalli
Le të filloje sezoni i festave dhe në Tavolinë. Kjo pjatë nuk duhet të mungoj në tavolinën tuaj këtë vitë, bëhuni pak më tradicional dhe në vëndë të gjelit të detit gatuani një tjetër shpend për familjen tuaj.
1 ros rreth 1 kg e gjysëm
2 lugë gjalpe të butë në temperaturë ambjenti
2 lugë mustardë
2 lugë lëkura e grira të një portokalli
1 gotë verë të bardhë
2 lugë të vogla kripë
lëngu i 1 potokalli
1 lugë vaj ulliri
Pak gjethe trumëze
Pak piper të zi
Për Garniturën shoqëruese
300 gr. patate
Një grushtë ullinjë
6 karrota
1 portokall
1 kokë hudhre
disa deg rozmarine
2 lugë vaj ullir
1 lugë të vogël kripë
Pak piper të zi
Nëse dëshironi një natë më parë se ta përgatisni mund ti jepni një val me ujë me kripë rosës për nja 25-30 minuta . Pa ja prishur formën e bukur të saj
Ose mund dhe ta bëni direkt, unë jam mësuar me mishin e fort të saj dhe e bëj pa zierë. Në të dyja rastet përzieni gjalpin me lëkurat e portokallit, vajin, kripë, mustardën, gjethe trumze, pak piper të zi dhe me këtë përbërje lyeni mirë rosën nga të gjitha anët. Kriposeni mirë dhe brënda. Vendoseni në frigoriferë të pushojë gjithë natën.
Në momentin e pjekjes bëjini disa të çara mbi gjoks dhe futeni të piqet në furrën e nxehur më parë në 200°C derisa ti fillojë ti thekëriset lëkura.
Pastaj uljani gradacioni furrës në 160°C dhe lëreni të piqet nja dy orë të mira, për ju që nuk e keni zjerë më parë dhe nja 3 orë të mira.
Ndërkohë përzieni lëngun e portokallit me verën dhe me këtë përbërje njomeni rosën herë pas here që mos ju thahet mishi. Avujt e lëngut e gatuajnë dhe e mbajnë të butë në brëndësi.
Kthemi te garnitura, qëroni patate me karrotat dhe jepini një val të shpejtë në ujë me kripë për 15 minuta.
Shtrojini në një tavë me letër furre poshtë, kriposi piperoseni shtoni ullinjtë, jepini një të përzierë me duar që produktet të lyhen mirë me vajin, vendosni dhe portokallin e ndar në gjysëm dhe hudhrën e ndar në gjysëm gjithashtu.
Futini të piqen një katë me lartë se rosa afër fundit të pjekjes së saj. Rreth 40 minutat e fundit.
Nuk jua këshillojë pjekjen e garniturës në të njëtën tavë me rosën pasi yndyra e tepërt e saj do ju prishi shijen.
Kur patatet të jenë pjekur lartë ndrojeni vëndin me taven e rosës duke ulur patatet poshtë dhe rosën vendoseni gjithashtu sipër. Rregullohuni pak vet sipas nevojave tuaja.
Shërbejeni rosën me kontornon dhe dekorojeni me gjethe rozmarine.
Gëzuar Festat 🙂
Submit your review | |
Shume e mire per nje darke feste