Role pule me speca
Italianët e përdorin shumë këtë kombinim. Unë me thënë të drejtën se kisha marr kurrë mundimin sepse mu duknin dy shije krejt normale. Shtimin e një salce që bëra me speca të pjekur i dha pjatës një shije të veçante.
4 fileto pule
2-3 speca të kuq
kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri
trumëz
kaperi
Për salcën:
2 speca të kuq
gjysëm mozzarella (mocarela)
2 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
Fillimishtë përgatisni salcën e specit duke pjekur specat në sobë. Kur të jenë gati hiqjani lëkurën dhe qëroini nga farat e brëndëshme. Ndaini në copa dhe vendosini në një mikser sëbashku me mocarelën, kripë, pak vaj ulliri dhe piper të zi. Bluajeni derisa të bëhen krem. Ruajeni mënjanë.
Pritni në rripa të hollë specat dhe kavërdisni me pak vaj ulliri. Kriposini. Kur të jenë gati, hiqini dhe ruajini mënjanë.
Ndërkohë rrihni mirë filetot e pulës duke ja ulur volumin e tyre sa më shumë të mundeni.
Kriposini, shtoni piper zi, trumëz dhe mbushini me pak speca të kaurdisur. Mbështilleni në formën e një roleje dhe mbyllini me një kunjë dhëmbësh që mos hapen gjatë gatimit. Veproni kështu dhe për pjesën tjetër tjetër.
Nxehni një tigan me fund që nuk ngjitë me pak fare vaj ulliri dhe vendosni në te rolet e pulës, mbylleni me kapak dhe lërini të gatuhen në zjarr të ulët duke i kthyer herë pas here. Kur të jen gati prini në feta dhe shërbejini me salcën e specit të zbukuruar me kaperi.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: për të qën të sigurt që rolet janë pjekur pritni një pjes të saj për ta parë nëse ka nevoj të rri më shumë në zjarr apo jo.
Submit your review | |