Rizoto me mollë dhe shampanjë

1 kokërr mollë jeshile
gjysëm qepe e vogël
1 gotë shampanjë
1 gotë oriz për rizoto
pak gjalpë
lëkura molle jeshile
lëngu i gjysëm kokrre limoni
Si fillim përgatisim lëngun për zierjen e orizit me ujë, lëkurat e mollës dhe pak kripë. Grijmë qepën shumë holl dhe e vëndosim të skuqet me pak gjalpë. Grijmë mollen me gjith lëkur në blender bashkë me lëngun e limonit (lëngu i limonit shërben që molla mos nxihet)
Hedhim orizin te qepa, e skuqim pak dhe atë, pastaj shtojmë mollën e grirë. Shuajmë me shampanjën dhe e heqim nga zjarri duke e lën per 5-10 minuta në mënyrë që aromat të përzihen mirë me njëra tjetrën.
Kur lëngu të jet gati vendosim përseri orizin në zjarr dhe fillojmë e shuajmë me lëngun e mollës duke e përzier herë pas here deri në zierjen optimale të orizit.
Shërbejeni menjëherë
Ju bëftë mirë 🙂