Rizoto me midhje fiston,Capesante
PERBERSIT: Per 4 persona
10 midhje fiston Capesante (Te fresketa do ishin shume me mire por dhe te frigoriferit bejne)
2 gota oriz per rizoto
1 qep e vogel e bardhe
1 gote vere e bardhe
nje tufe e vogel majdanoz
krip dhe piper i zi sa namjaftone
1 luge gjalpe
1 luge vaj ulliri
lenge peshku i bere me Konçentrate ose uje i thjeshtei nxehte rrethe 1 lt
PERGATITJA:
Pastroni mire midhjet fiston Capesantet,ruani menjane guacken e tyre.Grini qepen,Ne nje tigane shkrini gjalpin me vajin e ullirit dhe kavardisni qepen.Shkepusni koralin (pjesen portokalli) nga berthama (pjesa e bardhe) dhe berthamen priteni ne copa.Shtojeni te qepa dhe kavardiseni per disa sekonda,shtoni koralin lereni deri sa te mpikset paksa dhe shtoni orizin,Kavardisni te gjithe bashke perseri per disa sekonda dhe shuani me vere te bardhe.Kur vera te kete avulluar filloni shtoni nga nje garuzhe me leng peshku te nxehte i bere me koncentrate ose dhe thjeshte uje te nxehte.Rregulloni me kripe dhe vazhdoni ne kete menyre deri sa orizi te zieje dhe te kete arriture kosistencen e nje rizoto.Shtoni piperin e zi dhemajdanozin e grire imet dhe sherbejeni orizin ne guackat e Midhjeve Fiston.
Sherbejeni menjehere.
Ju befte mire 🙂