Rizoto me kungulleshka dhe pançet
Siç e përsëris shpesh disa pjata lindin si nevoj, për të provuar një produktë të ri,një shije të re, për të përdoruar ato që të ngelin në frigorifer etj. Këtu ku jetoj ka një mori përbërësish që është e vështirë ti shqipëzosh pasi ska asgjë të përngjashme me to. Për këtë rizoto kam përdorur “ricotta” të stazhonuar dhe një lloj pançete të ëmbël të quajtur “coppa” e cila nuk ka shumë dhjamë si të tjerat. Por ju këto produkte mund ti zvëndësoni me produktet lehtësishtë të gjendur në Shqipëri si parmixhano në vëndë të “ricottes” dhe pançeta të embël normale në vend të llojit që kam përdorur unë.
3 kungulleshka
1 qep
200 gr. pançet e ëmbël e prer në kubik
200 gr. oriz për rizoto
700 ml lëngë vegjetal ose ujë i nxehtë
pak kripë dhe piper i zi
2 lugë gjalpë
2 lugë vaj ulliri
1 gotë verë të bardhë
50 gr. parmixhano
Grini imët qepën dhe vendoseni të kavërdiset me vajin e ullirit dhe 1 lugë gjalpë, shtoni dhe pançetën e ëmbël dhe kavërdisini sëbashku. Pastaj shtoni orizin dhe shuani me verë të bardhë. Kur vera të avullojë, shtoni nga një garuzhde nga lëngu vegjetalë. Prisni në kubik të vegjël kungulleshkat dhe shtojeni në tigan, kriposeni shtoni piper të zi të bluar në çastë dhe përzijeni duke shtuar herë pas here lëngë vegjetal deri në zjerjen e plotë të orizit. Kur të jet gati hiqeni nga zjarri, shtoni lugën e mbetur të gjalpit dhe gjysmën e djathit të grirë. Përzijeni vazhdimisht derisa të bëhet kremoze. Shërbejeni me djath të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂