Rizoto me kungulleshka dhe lulet e tyre
Më kujtohet që gjyshja ime i bënte byrek lulet e kungullit ose të kungulleshkave por mua smë pëlqente. Tani që e kujtoj më vjen të qesh kur e mendoj sepse pikërishtë këto lule janë bërë të preferuarat e mia. Sot po ju sjell një rizoto plot arom dhe delikat në shije. Nëse e prezantoni në mënyrën e duhur do krijoni një pjat shefi në shtëpit tuaja 😛 ose mv saktë kështu u ndjeva unë 🙂
200 gr. oriz për rizoto
1 pako me shafran
1 qep
disa kungulleshka
një dorë me lule kungulleshkash
800 ml. lëngë vegjetal
kripë dhe piper të zi
50 gr. djathë kaçkavallë të grirë
1 gotë verë të bardhë
2 lugë gjalpë
1 lugë vaj ulliri
disa gjethe borzilok
Grini imët qepën dhe vendoseni të kavërdiset me vajin e ullirit dhe një lugë gjalpë. Shtoni orizin, kavërdisini sëbashku me qepën dhe shuani me verë të bardhë. Kriposeni, shtoni piper të zi dhe pak nga pak lëngë vegjetalë. Përzieni vazhdimishtë dhe nga mesi i gatimit shtoni kungulleshkat e prera në kubikë dhe shafranin. Vazhdoni gatimin duke shtuar lëngë vegjetalë herë pas here deri në zierjen përfundimtare të orizit. Kur të jetë gati, shtoni lulet e kungulleshkave të prera në shirita, pjesën tjetër te gjalpit dhe gjysmën e djathit të grirë. Përzieni jashtë zjarrit derisa komplet orizi të bëhet kremoz. Sherbejeni me djathë të grirë dhe gjethe borziloku të grirë.
Ju bëftë mirë 🙂