Rizoto me krem spinaqi
Një mënyre tjetër e përgatitjes së rizotos,Duke përgatitur fillimishtë një krem spinaqi dhe pastaj bazën e rizotos.Po ju lë me recetën.Nese keni pyetje për ndonjë paqartësi mos hezitoni të me pyesi në komente apo dhe privatishtë në seksionin Kontakto.
PERBERSIT:per 4 persona
500 gr spinaqë
50 ml pana e freskët
1 gotë vere e bardhë
800 ml lëngë vegjetal i nxehtë i përgatitur nga ju ose i bëre me konçentratë (bulion)
200 gr oriz për rizoto
gjalpë
pak vajë ulliri
kripë dhe piper i zi
1 qep e vogël
30 gr djathë parmigiano (parmixhano) i grirë
PERGATITJA:
Vendosni spinaqin të ziejë per 10 minuta me pak ujë deri sa ti mbuloj disi dhe kur të jetë gati grijeni me mikserin ne zhytje,duke shtuar dhe panën e freskët.Do përfitoni kështu një krem homogjen dhe të konçentruarë.
Përgatisni rizoton duke vën të kavardiset qepa e grirë shumë imët me pak gjalpë dhe vaj ulliri.Kur të bëhen trasparente shtojmë orizin e skuqim paksa dhe shuajmë me verë të bardhë.Vazhdoni gatimin e rizotos duke shtuar lënge vegjetalë të nxehtë here pas here deri në gatimin optimal tërizotos duke e perzier që mos na ngjitet.Kriposeni.Kur të jet gati shtoni kremin e spinaqit dhe perzieni mirë që gjithë shijet të lidhen me njëra tjetrën.Hiqeni nga zjarri dhe i shtoni një luge gjalpë dhe djathin e grirë duke i përzier shumë shpejtë.Në këtë mënyre rizoto na lidhet dhe bëhet akoma me kremoz.
Shërbeheni të nxehtë me piper të zi sipër.
Ju bëfte mirë 🙂