Rizoto me karkaleca dhe shampanjë
Po afron Festa e të dashuruarve dhe shumë nga ne parapëlqejnë të përgatisin një darkë romantike në shtëpi. Për të qënë të qetë për të biseduar, për tu shplodhur në shoqërin e njëri – tjetrit. Kjo pjatë që do ju propozoj sot është e thjeshtë në përgatitje vetëm përkushtojuni dekorit të saj për ta servirur sa më bukur. Shtimi i bathëve në të është sipas dëshirës por unë mendova ti shtoja një elementë të fortë në përtypje. Shija delikate e bathëve bashkohet shumë këndshëm me karkalecin, ëmbëlsin e preshit dhe aromën e shampanjës.
300 gr. karkaleca
100 gr. oriz per rizoto
200 gr. bath të ngrira sepse nuk është koha e tyre, sipas dëshirës
2 gota shampanjë
1 presh vetëm pjesa e bardhë
disa gjethe majdanozë
2 lugë gjalpë
2 lugë vaj ulliri
pak kripë
pak piper i zi
1 lugë e vogël paprika e ëmbël
1 thelpi hurdhër
Pastroni karkalecat nga zhgualli, koka dhe fija e zezë. Mbetjet e tijë, kokën dhe zhguallin vendosini të kavërdisen me pak vaj ulliri në një enë të bollshëme me një thelpi hurdhër. Kavërdisini mire dhe shtypini derisa të dali lëngu nga koka e karkalecave. Shuajini me një gotë shampanjë dhe lëreni të avulloje, shtoni 500 ml. ujë dhe lërini të ziejnë në zjarrë të ulet nja 20 minuta. Hiqini filtroni lëngun e tyre dhe ruajeni mënjanë. Nëse nuk ju mjaftonë për zjerjen e orizit shtojeni me ujë të ngrohtë.
Vendosni dhe bathët të zbuten në ujë të nxehte dhe qërojini nga cipa e tyre mbështjellëse.
Ndërkohë grini shumë imët preshin dhe vendoseni të kavërdiset me 1 lugë gjalpë dhe 1 lugë vaj ulliri, në zjarrë të ulët përzijeni vazhdimishtë që mos ju marrë ngjyrë, pastaj shtoni orizin, thekeni bashkë me preshin dhe shuani me shampanjë. Kriposeni dhe shtoni një garuzhe nga lëngu i karkalecave, përzijeni dhe sapo lëngu të përthahet shtoni akoma lëngë karkalecash e keshtu deri në garuzhden e 4-tërt kur do të shtoni dhe karkalecat te orizi. Shtoni akoma lëngë deri në zierjen e tijë optimale. Kur të jet gati, hiqeni nga zjarri, shtoni bathët dhe 1 lugë gjalpë. Përzijeni shpejtë derisa të krijohet një masë kremoze. Servireni me piper të zi, pak majdanozë dhe dekoroni pjatën me pak paprika.
Shërbejeni të ngrohtë.
Ju Bëftë mirë 🙂