Rizoto me karkaleca dhe kungulleshka
Një rizoto delikat ky i sotmi,i lehtë dhe me pak kalori.Mjaftonë që lëndën e parë ta keni të freskët dhe përfundimi do jet thjeshtë i shkëlqyer.
120 gr oriz për rizoto
rreth 10 – 15 karkaleca te freskët
1 kungulleshkë
gjysëm qepe të bardhë
pak majdanozë
pak gjalpë
pak vaj ulliri
pak kripë dhe piper të bardhë
1 gotë verë të bardhë
2 thelpinjë hurdhëra
Qëroni karkalecat nga gëzhualli,koka dhe fija e zezë e zorrëve.Gëzhuallin dhe kokën e karkalecave sëbashku me një thelpi hurdhër disa gjethe majdanozë dhe pak vaj,vendosini të kavardisen duke i shtypur mirë që të dali lëngu nga koka e karkalecave.Shtoni nja dy garuzhe me ujë dhe lërini të gatuhen për reth 15 minuta.Filtroni lëngun dhe ruajeni mënjanë.Nese është i pakët shtoni akoma ujë të nxehtë.
Grini imët qepën dhe një thelpi hurdhër,kungulleshkën priteni në kubikë të vegjël.Qepën vendoseni të kavardiset me pak gjalpë dhe vaj ulliri kur të bëhet trasparente shtoni kungullin dhe kavardisini sëbashku,pastaj shtoni dhe orizin.Sapo orizi të mari pak ngjyrë shuani me verë të bardhë.Kriposeni dhe shtoni nga një garuzhe lëng duke e përzier vashdimishtë.Sapo lëngu të avullojë shtoni nga një tjetër garuzhe e kështu me rradhë.Mbas 3-4 garuzhesh shtoni karkalecat te orizi dhe vazhdoni deri në zjerjen optimale të tij.Hiqeni nga zjarri,shtoni pak fare gjalpë dhe përziejeni mirë në mënyrë qe të lidhni orizin dhe ta beni kremoz.Shtoni majdanozë të grirë imët dhe piper të bardhë të grirë në moment.Në munges të tijë mundë të përdorni piperin e zi.Dhe për ti dhëne një pamje prej chefi pjates tuaj,me ndihmën e një qëruese patatesh hiqni pak nga lëkura e një kungulleshkës dhe priteni në fije shkrepsesh dhe pastaj në kubik shumë të vegjël.Shtojeni sipër pjatës para se ta servirni.
Ju Bëftë mirë 🙂