Rizoto me kallamar dhe djathë të butë
Një pjatë e shpejtë dhe kjo e sotmja, me pak kalori dhe e lehtë për ditët e vërës.
200 gr oriz për rizoto
500 gr kallamarë i pastruar
1 qep e vogël
200 gr burrata(llojë djathi i butë)ose mozzarella (mocarela)
700 ml lënge peshku ose vegjetalë
1 pako shafran
pak gjalpë
pak vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
disa gjethe majdanoz
1 gotë verë e bardhë
Grini imët qepën dhe vendoseni të kavardiset me pak gjalpë të pë rziere me vaj ulliri.Prisni dhe kallamarët në rrathë të vegjël dhe shtoini te qepa.Perzijini dhe kavardisini së bashku për pak sekonda,shtoni orizin,thekeni paksa dhe shuani me verë të bardhë.Kur nuk ndjeni më erën e alkolit filloni shtoni pak nga pakë lënge të nxehtë.Kriposeni dhe shtoni dhe shafranin.Përzieni vazhdimishtë duke shtuar herë pas here lëngë.
Kuptohet që është i zjerë plotesishtë kur filloneë dhe ajkoset.Shtoni majdanozin e grirë imët.Shërbejeni të nxehtë me piper të zi sipër dhe cipat e djathit të butë.
Ju bëfte mirë 🙂