Rizoto me çikore të egër dhe gorgonzola
Çikoren jemi mësuar ta shikojmë vetëm në formën e një sallate por se dini që me të mund të përgatisnim pjata shumë të shijshme si rizoto, makarona etj. Sot po ju sjell një recetë shumë të thjeshtë por shumë me shije.
200 gr, oriz për rizoto carnaroli, përshëmbull
dy duar plot me çikore
2-3 lugë gorgonzola
1 lugë vaj ulliri
1 lugë gjalpë
2 lugë djathë parmixhano i grirë
1 qep të bardhë të vogël
rreth 800 ml. lëngë vegjetalë
1 gotë verë të bardhë
kripë dhe piper i zi
Grini imët qepën dhe vendosni të kaurdiset me vajin dhe gjalpin, shtoni orizin dhe kaurdiseni sëbashku derisa orizi të theket pak, shuani me verë të bardhë. Sapo vera të avullojë shtoni nga një garuzhe lëngë vegjetal duke e përzierë vazhdimishtë orizin .Kriposeni , piperoseni nga mesi i gatimit të tijë bashkoni dhe çikoren. Shtoni vashdimishtë ujë deri në zjerjen e plot të orizit. Duhet ta lini pak aldent kështu që mos e zjeni derisa ta shkërmoqni fare. Në garuzhden e fundit të ujit bashkoni dhe gorgonzolën dhe përzijeni shpejtë derisa ta shkrini dhe orizin ta bëni kremoz.
Hiqeni dhe shërbejeni me akoma djathë të grirë sipër.