Rizoto me asparag,bizele dhe ton
Një pjatë mjaftë e lehtë për tu konsumuar në këto ditë të nxehta.Plot parfumë dhe shije.
200 gr oriz për rizoto
300 gr arparag
200 gr bizele
2 kuti me ton nën vajë
1 limon
pak gjalpë
pak vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
700 ml lëngë vegjetal ose ujë i nxehtë
1 qep e bardhë
disa gjethe majdanozë
1 gotë verë e bardhë
30 gr djathë parmixhano
Pastroni asparagët nga pjesa e fortë dhe vendosini të ziejnë për 10 minuta në ujë me kripë.Pastaj shpërlahini me ujë të ftohtë,prisni majën e tyre dhe ruajeni mënjane ndërsa pjesën tjeter priteni në copa të vogla. Grini qepën imët dhe vendoseni të kavardiset me pak gjalpë dhe vaj ullir.Shtoni orizin dhe kavaridiseni bashkë me qepën,shuajeni me verë të bardhe.Kur vera të avullojë shtoni nga një garuzhe lëngë vegjetal të nxehtë ose ujë dhe vazhdoni kështu deri nga mesi i zjerjes së tij .Shtoni bizelet,dhe asparagët pak lëkur limoni te grirë vetëm pjesën e verdhë dhe filloni duke shtuar përseri lëngë deri në zjerjen optimale të orizit. Hiqeni nga zjarri shtoni peshkun ton të kulluar nga vaji, pak gjalpë dhe djathin e grirë.Këta të fundit shërbejnë për ta bëre atë sa me kremozë.Përzijeni mirë me kujdes dhe shërbejeni të nxehtë me piper të zi sipër,majdanozë të grirë dhe akoma lëkur limoni.Vendosni dhe majat e asparagve.
Ju bëfte mirë 🙂