Rizoto me arragost dhe shampanjë
Një oriz me shije shumë delikate. Tepër i shijshëm në një darkë festive e pikërishte për Krishtlindjet. Bëjeni vetëm nëse skeni shumë të ftuar që mos i lini pas dore e të mereni me rizoton.
1 arragost e gjallë rreth 500-800 gr. ose dy të vogla
200 gr. Oriz për rizoto
2 gota shampanjë
1 qep e ëmbël
50 gr. Gjalpë
pak majdanoz
1 litër lëngë (të bërë me mbetjet e aragostës, qep, karrota, bishta majdanozi, 2 thelpi hudhëra)
kripë
piper të bardhë, në munges piper të zi
2-3 lugë vaj ulliri
Arragostën e gjallë hidheni të ziejë në ujë për 10 minuta. Hiqeni, lëreni të ftohet dhe merni komplet tulin e saj, ruajeni mënjanë. Mbetjetet e saj dmth gëzhuallin dhe pjesët e tjera vendosini të ziejnë me qep, karrota, hudhëra dhe bishta majdanozi. Lërini të ziejne derisa të bëhet një lëngë i veshur.
Tani grini shumë imët qepën dhe vendoseni të kavërdiset me gjysmën e gjalpit dhe vajin, sapo të zbutet dhe të bëhet trasparente shtoni orizin dhe thekëriseni bashkë me qepën, shuani me një gotë shampanjë, kriposeni dhe shtoni piper të bardhë. Kur shampanja të avullojë shtoni herë pas here lëng deri në zjerjen optimale të orizit. Në mesin e gatimit të orizit, shtoni tulin e aragostës të prer në copa të vogla dhe gotën tjetër të shampanjës. Kur të jet gati hiqeni nga zjarri dhe lidheni me gjysmën tjetër të gjapit, përzijeni mirë dhe shërbejeni me pak majdanoz të grirë sipër.
Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Festat 🙂
Submit your review | |