Rizoto me argjinare
1 gotë oriz për rizoto
3-4 koka argjinare
1 qep e bardhë
një tufë e vogël majdanoz
2 lugë gjalpë
1 lugë vaj ulliri
2-3 lugë parmixhano i grirë
pak kripë dhe piper të zi
700 ml. lëngë vegjetal të nxehtë ose ujë të nxehtë
1 gotë verë të bardhë
Pastroni argjinaren nga bishti, fletët e jashtme të forta, maja e tyre dhe pushi në brëndësi. Vendosini në një enë me ujë me limonë që mos oksidohen. Pastaj pritini në fleta shumë të holla.
Prisni imët qepën. Vendoseni të kavërdiset me 1 lugë gjalpë dhe vaj ulliri. Shtoni dhe argjinaren dhe kavërdisini sëbashku derisa të zbuten, shtoni nja dy gota ujë dhe lërini të ziejnë. Sapo të jen të buta lëreni ujin të përthahet mirë, shtoni orizin kavërdisini sëbashku dhe shuani me verë. Kriposni.
Shtoni herë pas here lëngë vegjetalë duke e përzierë vazhdimishtë derisa orizi të ziejë komplet. Kur të jet gati hiqeni nga zjarri, shtoni parmixhanon dhe gjalpin dhe përzijeni derisa masa të bëhet kremoze. Spërkateni me piper të zi, majdanozë të grirë imët, parmixhano të grirë dhe shërbejeni të nxehtë.
Ju bëftë mirë 🙂