Regjimi im ushqimor
Ështe një postim që gjithmon kam dashur ta bëj por ajo që më shtyu më shumë ishte një shoqe e cila më tha pse nuk shkruan diçka rreth regjimit tënd sepse ti ha, nuk bën palester dhe je në form. E vërtet unë haj dhe haj goxha por e di çtë haj dhe me këtë “di çtë haj” i referohem që e di çfarë ushqimesh të konsumoj e që nuk më shëndoshin dhe i konsumoj ato me shumic. Në vaktet e mia nuk mungojnë kurrë perimet dhe ato jan perimet e stinës të gatuara si në tigane me pak vaj, të ziera në avull apo në ujë ose të furrës. Në regjimin tim e të përditshëm ushqimore perimet zëjnë vendin kryesore. I konsumoj më shumë se çdo gjë tjetër dhe në një ditë konsumoj 5 lloje të ndryshme të tyre. Më ngopin, nuk më merr uria shpesh dhe më pëlqejnë më shumë se frutat. Frutat i konsumoje vetëm rreth orës 5-6 mbasdite. Shpesh i konsumojë dhe në mëngjes kur kam uri sepse në përgjithësi organizmi im zgjohet shumë von dhe smë merr uria deri në drek. Nuk bëj mëngjes përdit ndoshta është keq apo mirë, unë sja kam iden por mendojë që është më mirë të hajë atëhere kur më hahet sesa të haj diçka me pahirë kur skam uri.
Gjathë javës mund të konsumoj mëngjes 2 herë në javë dhe ai përbëhet nga ndonjë frutë, ose kos me theker, ndonjë tostë me fruta ose me avokado.
Njoh trupin tim dhe e di kush më shëndosh dhe ato që më shëndoshin jan djathi kaçkavall, proshutërat, makaronat dhe alkoli. Gjatë javë konsumoj djathë të bardhë dele ose dhie, alkol pi vetëm një herë në javë dhe vetëm verë. Makaronat i konsumojë vetëm një herë në javë sëbashku me proshutërat. Dhe duke u ushqyer pastër dhe lehtshëm gjithë javës besoj ose më saktë te unë fuksionon që dhe një herë në javë ose fundjavës të hash çtë duash në sasi të mëdha, nuk shëndoshesh dhe mbi të gjitha nuk të shpifet ai regjimi që ndjek gjatë javës dhe nuk je me diet. Thjeshtë ushqehesh pastër dhe mirë.
Brumërat në përgjithësi i konsumoje rallë dhe nuk ja ndjej as shumë nevojën. Fati im i mirë është që unë si haj embëlsirat dhe skam neps për to, sjua ndjej mungesën. Por aman një herë në javë e bëj një torte të thjeshtë shtëpiake ose një ëmbëlsirë me krem sa për të pasur një variant. Dhe prap ju them që ëmbelsirat e shtëpis nuk ju shëndoshin aq shumë sa ato të blerat sepse nuk kan konservantë, nuk përpunohen me elemente të rafinuar dhe nuk kanë kile e kile pana e gjalpë sa ato të pastiçeris, ndaj mos kini frikë të hani një fetë tortë të thjeshtë me çokollatë në fundjavë. Por kjo të jetë vetëm për fundjavën ëëëë?! Gjatë javës asgjë thërrime në gojë. Sheqerin e mjaftueshëm që i duhet trupit tonë e marrim dhe nga frutat e perimet kështu mos u justifikoni më ra sheqeri 😛
Nuk pijë pije me gazë asnjë llojë të tyre dhe nuk pijë pije të nxehta që duan sheqer të shtuar përveç kafes e të cilën e pij me një maj luge sheqer. Çajin se kam qef por dhe kur e pijë i shtojë një luge qumësht ose pak mjaltë dhe kështu e heq hidhëtirën e tij. Për tju dhënë një shembull konkret une do ju vë një menu të thjeshtë për ta kuptuar më së miri këto që po ju shkruaj.
Për të arritur në këto perfundime unë e kam testuar gjatë veten time dhe sa duhet ta njihni ju veten nuk duhet ta njohi dietologu dhe nutrizionisti juaj. Ju them me plotë gojën që peshën time ideale e kam arritur tani kur nuk bëj asnjë sforco në palestër sepse skam kohë dhe mbi të gjitha nuk më pëlqen sesa kur isha 20 vjeçare e dhe kisha një aktivitet më të madhë se tani vrapoja, bëja notë, lëvizja në këmbë etj etj.
Nuk haj ushqim të rafinuar. Nuk përdor shpeshë panën, gjalpin, spërdor shumë sheqerin, nuk haj bukë rrugëve por e marrë gjithmon nga shtëpia, nuk konsumoj ushqime të gatëshme por vetem të freskta.
Mos më thoni “ke kohe e i bën” se me pak dëshirë çdo gjë arrihet. Nuk haj shumë mish ose më saktë nuk konsumoj shumë mishin e kuq por vetëm atë të bardhë si gjoks pule ose gjeli deti. Peshkun e haj 3 herë në javë dhe prap mos më thoni peshku kushton shumë sepse ka dhe peshk të lire që ka po të njëjtat vitamina e ydyrna të mira për organizmin me kosto të lirë. Të tillë janë merluci, cironkat, sardelja, krapi i liqenit etj. Por ajo që është më e rëndësishme që unë nuk kapercej vaktet (Përveç mëngjesit që siç jua thash është çështje organizmi) dmth nëse smë hahet dreka në oren 13, në 15 e haj diçka sa mos me ngeli stomaku boshë nuk është se rri tër ditën pa bukë për të ngrën në darkë çtë kem përpara. E njëjta gjë dhe me darkën nëse skam uri shumë në oren 9 e sajoj një sallatë të lehtë me fruta ose me perime sa mos flej me barkun bosh për tu zgjuar në mëngjes e babzitur. Nuk e di sa e kuptoni konceptin.
Plus me testin e intolerancës ushqimore jam kufizuar dhe me ngrënien e bukës të cilën mundohem ta konsumojë vetëm në drek dhe shumë rrall në darkë.
Një menu tipike gjatë javës time:
Mëngjesi
Fruta të ndryshme
Dreka:
Mbasdite:
Fruta të ndryshme
Darka:
Fundjava:
Submit your review | |