Përbërësit
-
Rreth 300 gr. Kungull dimëror
-
250 gr. Gjoks Pule
-
1 petë Petë sfoljatë
-
1 Qep
-
3-4 lugë Vaj ulliri
-
1 gotë Qumësht
-
50 gr. Parmixhano të grirë
-
1 lugë të vogël Curry
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
-
Një tuf e vogël Majdanoz
Udhëzimet
Prisini ne fleta të holla qepën dhe vendoseni të kaurdiset me vajin e ullirit dhe curry, kriposeni dhe piperoseni. Shtoni dhe gjoksin e pulës të prer në copa të vogla. Kaurdiseni për pak sekonda dhe bashkoni dhe kungullin e prer në kubikë të vegjël së bashku me majdanozin e grirë imët. Ulni zjarrin dhe vijoni kaurdisjen derisa kungulli të zbutet paksa. Nëse qepa ju fillon e ju digjet më shpejtë, shtoni 1 filxhanë kafe ujë. Pergatitja ime nuk kishte nevoj kështu që pasi u zbutë kungulli e hoqa mënjanë dhe e lash të ftohet paksa.
Ndërkohë në një tavë ose tiganë të përshtaçëm për furrë shtoni petën e sfogliatit. Shpojeni fundin me pirunë dhe derdhni në të përgatitjen me kungull të vakur.
Veçmas përzieni qumshtin me parmixhanon dhe derdheni sipër tartës. Përthyjini anët e mbrumit, shtoni akoma një fije vaj ulliri sipër dhe vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 160°c derisa te jete gati. Lëreni të mpikset paksa para se ta shërbeni akoma të ngrohtë.
Më bëni me dije në koment si do ju dali pasi në shtëpin time u “përla” pa i bërë fotot mirë akoma .
Muajt të mbarë.
Submit your review | |