0 0
Suxhuku i shtëpisë

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
1 Mish viçi tul Kg
2 Speca tё kuq cop
1 Thelpinjë hudhër thelpi/cop
1 Arrë myshku pluhur lugë çaji
1 Paprika lugë çaji
Piper të zi sipas shijes
2 Vaj ulliri lugë gjelle
1/2 Kanellë lugë çaji
1/2 Qimnon lugë çaji
1 Pluhur hudhre lugë çaji
2 Ujë me gaz filxhanë kafeje

Suxhuku i shtëpisë

Features:
  • Pa gluten
Cuisine:

Suxhuku i shtëpisë – i shijshëm, i shëndetshëm dhe gjithmonë gati!
Një alternativë më e lehtë dhe më natyrale ndaj suxhukut klasik, por me një aromë që nuk i mungon aspak shija e fortë dhe ngushëlluese që të kujton fundjavën. Me përbërës të freskët, pa konservantë apo mbetje industriale, kjo recetë është ideale për ta përgatitur njëherë dhe për ta shijuar sa herë të duash: në mëngjes, për brunch, ose në darka të ngrohta me sallata të freskëta.
Përgatitet thjesht, ruhet në ngrirje dhe gati për t’u thekur në pak minuta.

  • Serves 15
  • Medium

Ingredients

Directions

Share

Përgatitja:

  1. Vendosni në blender mishin e grirë, specat, hudhrën dhe të gjitha erëzat. Bluajeni derisa të formohet një pastë homogjene.

  2. Shtoni ujin me gaz dhe vazhdoni përzierjen derisa masa të lidhet mirë.

  3. Mbulojeni një letër furre me qese celofani të lyer me pak vaj ulliri. Vendosni masën mbi të dhe formoni dy shufra (të rrumbullakëta ose të shtypura, sipas dëshirës).

  4. Shtypini dhe mbështillini mirë me duar që të ngjeshen fort. Mbështillini fort me celofan dhe vendosini në ngrirje për të paktën 12 orë.


Përdorimi:

Kur të dëshironi ta konsumoni, nxirreni nga ngrirja 30 minuta përpara ose priteni direkt me thikë të nxehtë. Thekni fetat në zgarë ose në tigan me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë.


Ide servirjeje:

Shijojeni me një sallatë të freskët me kungulleshka dhe asparag, dhe shoqërojeni me kos të përzier me mustardë dhe pak hudhër për një kombinim të lehtë por të paharrueshëm.

previous
Waffle me quinoa (gluten free & low carb)
next
Bukëza krokante me quinoa
previous
Waffle me quinoa (gluten free & low carb)
next
Bukëza krokante me quinoa

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here