Përbërësit
-
200 gr. Spaghetti
-
400-500 gr. Spinaq
-
1 lugë plot me Gjalpë
-
Pakëz Kripë
-
Pak Piper të zi
-
1 thelpi Hudhra
-
200 gr. Djathë të Bardhë
Udhëzimet
Shkrini gjalpin në tiganë dhe lëreni të digjet paksa, shtoni thelpin e hudhrës të shtypur me dorë, spinaqin, pakëz kripë (pasi ka dhe djathi që do i hedhim më pas). Përzijeni vazhdimishtë që spinaqi të uli volumin. Mos e gatuani shumë pasi na duhet i bukur i gjelbër. Shtoni dhe djathin e bardhë të shkërmoqur, përzijeni dhe hiqeni tiganin mënjanë.
Zieni spaghettin “al dente” në ujë të nxehtë me kripë, kullojeni dhe shtojeni te tigani me spinaq dhe djathë se bashku me 1 garuzhe nga uji i zierjes.
Përzijeni mirë që shijet të lidhen dhe djathi të filloj të shkrij paksa dhe shërbejeni. Për më shumë arom shtoini dhe pak vaj ulliri sipër.