• Home
  • Këshilla
  • Si të organizohemi për pazaret ushqimore javore- Produktet që nuk duhen të mungojnë në shtëpi
0 0
Si të organizohemi për pazaret ushqimore javore- Produktet që nuk duhen të mungojnë në shtëpi

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Si të organizohemi për pazaret ushqimore javore- Produktet që nuk duhen të mungojnë në shtëpi

  • Mesatare

Udhëzimet

Ndani

Ky është një postim që më është dashur ta sjell prej kohësh pasi janë të shumta që ma keni kërkuar. Mënyrën se si unë organizohem për pazaret e mia si organizoj dollapet për ti lën pazarave të reja etj.

Në fakt unë mund t’ju dukem një njeri që krijonë ndonjë plan të caktuar por nuk është kështu. Ajo që mua më ndihmon më së miri është axhenda ime,  të cilën e lej në kuzhinë e çdo ditë sidomos në fundjavë shënoj gjërat që më vijnë në mendje të cilat më mungojnë, ndërkohë që jam duke gatuar, pastruar, vendosur enët në vend etj.  Dhe një ditë para se kam për të dalë për të bërë pazaret, filloj hap dollapet një nga një për të parë çfarë më mungonë për ta zvëndësuar nga lëndët e thata si miell, kripë, oriz, makarona, vaj, erëza të ndryshme etj.

Më pas shënoj perimet stinore që më duhet për javën, gjithmonë duke i ndruar çdo javë.  Ju nëse nuk mbani mend kush janë perimet stinore, mjaftonë të “google” dhe ju dalin para site të ndryshme që ju tregojnë kush janë perimet dhe frutat e muajit përkatës.

Pasi kam mbaruar me perimet kaloj te mishi të cilin e blej vetëm në fundjave sepse në vendin ku jetoj unë, vetëm në fundjavë gjenë shumëllojshmëri dhe pak a shumë shënoj gjërat kryesore që duhen gjatë javës, si fileto pule, viçi, pak mish të grirë, ndonjë mish tul etj. Pra nuk ka gjëra të ndërlikuara, thjeshtë të mendoheni me kujdes çfarë i nevojitet familjes tuaj, sa shpesh i konsumoni e ca shitësit e qytetit tuaj ofrojnë në periudha të caktuara.

Kujtohuni që mos të merrni shumë gjëra nëse ju nuk jeni mjaftueshëm në shtëpi për ti gatuar pasi ju shkojnë dëm. Gjithmonë konsumoni atë që ju ka mbetur më parë pastaj ushqimet e reja që blini. Ushqimet e thata si miell, makarona, oriz etj mundoni ti ndani në kuti të caktuara që gjatë përdorimit mos t’ju thithin lagështinë.

Disa ushqime s’duhet të mungojnë kurrë në shtëpi,  më posht po ju shkruaj një list të disa gjërave kryesore që ju nevojiten në çdo kohë.

Kripë e hollë dhe e trashë, Sheqer i bardhë, sheqer kaf për ndonjë ëmbëlsirë, dy lloje vaj ullir, ai për të gatuar, dhe një tjetër të një cilësie më të lartë për të përdorur  nëpër sallata. Dhe 1 vaj kikiriku per skuqe.

Uthull, balsamike, dhe molle.

Miell, të  disa tipeve do ju këshilloja por shikoni dhe pak a shumë nevojat që familja juaj ka dhe atë tip që konsumoni më shpesh. Në raftet e mia nuk mungon Semola, Mielli i bardhë normal. Manitoba, Mielli misrit, Mielli qiqrave, Mielli gështenjave, Mielli orizit dhe disa tipe integrale.

Pluhur pjekës për ëmbëlsira, soda pjekse, maja birre të thatë pasi e njoma prishet shumë shpejt.

Oriz, basmati, Oriz për pilaf, për rizoto dhe oriz të zi. Dhe nëse jeni fanse të farave bimore natyrishtë mos ju mungojë quinoa dhe meli.

Ndërsa përsa i përket ushqimeve plotësuese si salcat në kuti, ndonjë turshi etj merrni aq sa ju nevojiten pa bër lista të gjata që më pas nuk do dini as ku ti vendosni. Mos harroni erëzat e thata të çdo tipi, kujtohuni që një pjatë plot me erëza kërkon përdorimin minimal të kripës ndaj vetëm mirë ju bëjnë.

E rëndësishme është që në dietën tuaj të keni sa më shumë fruta dhe perime, mish dhe peshk, bulmet dhe veze, baza të freskëta dhe të shëndetshme.

Shpresoj që t’u kem ardhur sado pak në ndihmë me këtë shkrimë, duke ju uruar fundjavë të mbarë ju përshëndes.

 

 

para
Supë pasha qofte
pas
Pastiçe italiane (Timballo) me makarona, kёrpudha dhe kungull dimёror
para
Supë pasha qofte
pas
Pastiçe italiane (Timballo) me makarona, kёrpudha dhe kungull dimёror

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here