0 0
Salmon i konservuar në kripë aromatike

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
600 gr Fileto salmoni me cilësi superiore pa shumë dhjamë ndër vija
400 Kripë e trashë gr
1 Pluhur hudhre lugë gjelle
1 Bar qepe i thatë lugë gjelle
1 Piper rozë lugë çaji
(opsionale) pak kripë e tymosur për sipër

Salmon i konservuar në kripë aromatike

Features:
  • Pa gluten

Një fileto Salmoni e pastër si drita e mëngjesit, zhytyr në kristale deti dhe aromë bimesh të thata. Prehet në qetësinë e frigoriferit, ku koha e shndërron në një thesar të kripur dhe të butë, gati për t’u shijuar si një çast i heshtur mes natyrës dhe kujtimeve.
Një shije që flet pa zë — e thjeshtë, elegante, e vërtetë.

  • 48
  • Serves 2
  • Medium

Ingredients

Directions

Share

Përgatitja

  1. Përziej kripën e trashë me pluhurin e hudhrës, barin e qepës dhe piperin rozë.

  2. Në një enë të përshtatshme, vendos një shtresë të përzierjes së kripës dhe shtrije salmonin sipër saj me lëkurën poshtë.

  3. Mbuloje tërësisht fileton me pjesën tjetër të përzierjes së kripës. Nëse ke, hidh pak kripë të tymosur sipër për një shije më të thellë.

  4. Mbylle me qese kuzhine dhe vendose në frigorifer për 24 orë (ose deri në 48 orë për një aromë më të theksuar), duke ia ndërruar një herë përzierjen e kripës gjatë kësaj kohe.

  5. Pas kohës së pushimit, hiqe nga kripa dhe shpëlaje mirë me ujë të ftohtë.

  6. Vendose salmonin në një enë me ujë të ftohtë për 1 orë, duke ia ndërruar ujin dy herë gjatë kësaj kohe.

  7. Thaje mirë me peceta kuzhine.

  8. Ruaje në një enë hermetike në frigorifer. Salmoni është gati për konsum dhe del perfekt në teksturë dhe shije!

previous
Pite me brokoli
next
Sallatë e ngrohtë me patate, asparag dhe vezë
previous
Pite me brokoli
next
Sallatë e ngrohtë me patate, asparag dhe vezë

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here