• Home
  • Sallatat
  • Sallatë me lule kungulli të mbushura me gjizë dhe erëza
0 0
Sallatë me lule kungulli të mbushura me gjizë dhe erëza

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
rreth 20 cop Lule Kungulli
300 gr. Gjizë pa kripë
një tuf Erëza të njoma si borzilok, kopër, trumëz, mazhorana, majdanoz
Pak Vaj ulliri
2-3 thelpinjë Hudhra
Pak Kripë
Pak Piper të zi
Dy duar plot me Rukola
Disa thelpinjë Arra
Dy duar plot me Sallatë jeshile
2-3 Feta buke
Pak Uthull balsamike

Sallatë me lule kungulli të mbushura me gjizë dhe erëza

Një sallatë shumë e freskët verore, stina e luleve të kungullit dhe kungulleshkave ndaj eksperimentoni me to në të gjitha format e mundëshme. Në blog keni plot receta të veçanta pikërisht me këtë produkt

  • Serves 4
  • Medium

Ingredients

Directions

Share

Pastroni lulet e kungullit nga pistili i brendëshme dhe fshijini me një leck të njomë ose lajini dhe lërini të kullojnë mirë.

Përgatini gjizën me erëza duke i shtuar në të hudhrat e shtypura dhe erëzat e grira imët, kripë dhe piper, 2 lugë vaj ulliri.  Përzijeni mirë.  Më këtë mas mbushni lulet e kungullit dhe përdridhjani mirë majën që gjatë pjekjes mbushja mos të dali jasht. Vendosini në një tavë me letër furre posht dhe spërkatini sipër me akoma pak kripë, piper dhe vaj ullir. Vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200°C për 15-20 minuta. Kur të jene gati hiqni dhe lërini mënjanë të ftohen  paksa.

Ndërkohë prisni fetat e bukës në kubikë të vegjël dhe thekërisini në skarë ose tigan me fund që nuk ngjitë derisa të bëhen kërce.

Është momenti të kompozoni sallatën duke shtruar në sallatier ose pjatancë rukolën, sallatën jeshile, copat e bukës së thekur, arrat dhe domatet qershizë të prera në mes. Marinojeni me kripë, vaj ulliri dhe sipër shtoni uthull balsamike.

Shërbejeni.

previous
Patate me pançet dhe vezë- pjata ideale për Brunch
next
Kek me kumbulla
previous
Patate me pançet dhe vezë- pjata ideale për Brunch
next
Kek me kumbulla

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here