Përbërësit
-
1 xhufkë te vogël Sallatë iceberg
-
2-3 flet Proshutë speck
-
1 Vezë
-
1 Avokado
-
Për salcën e marinimit
-
2 lugë të vogla Mustard
-
2 lugë Lëng limoni
-
2 lugë Vaj ulliri
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
Udhëzimet
Zjeni vezën dhe lëreni të ftohet paksa para se ta qëroni dhe ta prisni në 4-tërsh
Përgatisni marinaturën me mustardën, kripë, piper, lëng limoni dhe vajin e ullirit, përzijeni derisa të formohet një tip salce e hollë.
Prisni sallatën në copa të holla dhe vendoseni në një sallatier, shtoni paksa nga salca e përgatitur dhe përzijeni.
Tani shtoni dhe avokadon e prer në feta, fletët e proshutës speck, vezën dhe akoma sipër pak nga salca e përgatitur.
Nëse do e merrni me vete në punë salcën mund ta merrni me vete në një mbajtëse të vogël dhe ta marinoni në momentin që do e konsumoni.
Për drek mund ta shoqëroni me 1 fetë bukë të zezë me fara.