• Home
  • Receta
  • Salcë me patëllxhan dhe speca të pjekur
0 0
Salcë me patëllxhan dhe speca të pjekur

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

1 cop Patëllxhanë
2 cop Speca tё kuq
3-4 thelpinj Thelpinjë hudhër
2 cop Domate të pastruara nga farat
150 gr Djathë të Bardhë ose gjizë
Borzilok i freskët
1 filxhan kafe Vaj ulliri
Kripë
Piper të zi
3-4 lugë Uthull Molle

Salcë me patëllxhan dhe speca të pjekur

Features:
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Cuisine:

Një salcë kremoze dhe e pasur me shije, përgatitur me patëllxhan, speca të pjekur, domate dhe djathë të bardhë, aromatizuar me borzilok dhe uthull molle. E përsosur për ta shijuar me bukë të thekur ose pite në mëngjes apo si meze e lehtë gjatë ditës.

  • Medium

Ingredients

Directions

Share

Përgatitja:
Patëllxhanin, specat dhe domatet pritini në copa të vogla dhe vendosini në tavë bashkë me hudhrat, kripën, piperin e zi dhe pak vaj ulliri. Vendosini të piqen në furrë.
Kur të kenë marrë faqe, shtoni edhe djathin e bardhë dhe vendoseni të piqet edhe pak, sa të marrë një ngjyrë të bukur.
Më pas, ashtu të ngrohta, bluajini në blender bashkë me vajin, borzilokun e freskët dhe uthullën e mollës, derisa të formohet një krem i dendur. Nëse dëshironi, kalojeni në sitë për një teksturë më të imët.
Vendoseni në kavanoz dhe sipër shtoni një lugë vaj ulliri që të mos prishet.

previous
Kek me arra, mjaltë dhe boronica të thata
next
Pije freskuese dhe drenuese për verën
previous
Kek me arra, mjaltë dhe boronica të thata
next
Pije freskuese dhe drenuese për verën

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here