Përbërësit
-
500 gr Mish i grirë viçi
-
500 gr. Mish i grirë derri
-
500 gr. Salcё domatesh
-
1 Qep
-
1 gotë plot Vere e Bardhë
-
2 lugë të vogla Kripë
-
sa mjaftonë Piper të zi
-
2 degë Selino
-
2-3 Karrota
-
3-4 lugë Vaj ulliri
-
1 lt. Ujë
Udhëzimet
Grini imët qepën, karrotën dhe selinon dhe vendoseni të kaurdiset me vajin e ullirit. Më pas shtoni mishërat e grirë dhe vijoni kaurdisjen. Shtoni kripë dhe piper të zi dhe lëreni të kaurdiset ngadal në zjarr të ulët derisa të bëhet i thatë. Më pas shuani me verën e bardhë dhe sapo vera të avullojë shtoni salcën e domateve dhe përzijeni akoma disa minuta mbi zjarr dhe shtoni ujin. Uleni zjarrin, mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziej rreth 1 orë duke e përzier herë pas here derisa të jetë gati, e trashur e plot dhe me shije të mirë.
Do e përdorë me Tagliatelle- t De Cecco Pasta që në Shqipëri vijnë nga mapo Cash & Carry. I gjeni në çdo supermarket.
Unë ragu-së i shtojë dhe një miks erzash të përzier. Pra 1 lugë të vogël kanell, 1 lugë të vogël arrë myshku, 1 lugë të vogël pluhur qimnoni, 1 lugë të vogël pluhur anasoni. I përziej dhe nga kjo përzierje marr vetëm 2 lugë të vogla që ja shtoj ragu-së.
Është një opsion por që për mua i jep super shije.
Ragu-në mund ta përgatisni më parë në sasitë që deshironi dhe ta ruani në ngrirje për rreth 6 muaj.
Submit your review | |