• Home
  • Pjatanca
  • Qeshqek sipas mënyrës time- Një pjatë tradicionale e rivizituar
0 0
Qeshqek sipas mënyrës time- Një pjatë tradicionale e rivizituar

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 gotë Grurë
1 kokërr Qep mesatare
2 lugë Gjalpë
2 Kofsha Gjeli
100 gr. Pançet
6-8 kokrra Kumbulla të thata
Pak Kripë
Pak Piper të zi
1 lugë të vogël Curry
disa degë Trumëz
1 litër Lëng pule
1 gotë Vere e Bardhë

Qeshqek sipas mënyrës time- Një pjatë tradicionale e rivizituar

Kjo nuk është një pjatë e ditëve të karantinës ndaj mos bëni të njëjtin gabim si unë :P

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Rreth 4 orë më parë ose gjithë natën vendosni grurin të rri në ujë të ftohtë

Vendosni mishin e gjelit  të ziej në ujë me kripë.  Kur të jetë gati kullojeni dhe vendoseni në një tavë. shtoni sipër pak gjalpë, piper të zi, dhe brënda në tavë shtoni dy garushe nga uji i zierjes së gjelit. Futeni tavën të piqet në furrën e nxehur më parë në 180°C.

Ndërkohë vendosni pancëten të thekëriset në tigan pa vaj dhe sapo të filloj të bëhet krokante shtoni qepët e grira shumë imët dhe disa gjethe trumze.  Shtoni kripë, piper të zi dhe curry-n -.Sapo qepët të fillojnë të zverdhën bashkoni me të dhe kumbullat e copëtura ose të plota, lëreni që shijet të aromantizohen me njëra tjetrën dhe bashkoni në tigan dhe grurin. Shuani me verën e bardhë.

Kur mishi i gjelit në furrë është thekerisur paksa hiqeni dhe brenda në të shtoni grurin e kaurdisur me qep. Bashkoni dhe lëngun e gjelit vendoseni përsëri në furrë të gatuhet derisa lëngu të jetë përthithur plotësishtë.  Nëse dëshironi mund ta mbuloni me letër alumini që mishi mos ju digjet, ose ta rrotulloni mishin në të gjitha krahët që të marri pjekje uniforme.

Duke qenë se është një pjatë tejet kalorike ju këshilloj  konsumimin e saj në drekë.

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Qeshqek sipas mënyrës time- Një pjatë tradicionale e rivizituar
Average rating:  
 0 reviews

para
Brunchi i së dielës, Pite e mbushur me gjëra të mira!
pas
Kek i kripur me spinaq dhe vezë
para
Brunchi i së dielës, Pite e mbushur me gjëra të mira!
pas
Kek i kripur me spinaq dhe vezë

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here