0 0
Pulë në furrë me kërpudha dhe pana

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Disa copa te prera mesatarishtë Pulë
300 gr. Kerpudha
250 ml. Pana lëng
Gjysëm Qep
1 pako 200 gr. Pançetë e prer në kubikë
1 Lëng pule
Pak Gjalpë
Pak Kripë
Pak Piper të zi
2 lugë Vaj ulliri
disa deg Trumëz
2 thelpinjë Hudhra

Pulë në furrë me kërpudha dhe pana

Muaj të mbarë dhe Dhjetore plotë dritë. Siç e kam bërë me dije dhe më parë Dhjetori do jetë muaji i pjatave festive. Shpresoj ti pëlqeni.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Pjesëve  së pulës jepini një val në ujë me kripë për 15-20 minuta, kullojini dhe vendosini në një tavë me pak gjalpë , akoma pak kripë sipër dhe futini në furrë të piqen në 180°C.

Ndërkohë në një tiganë  thekërisni  pa yndyrë pançetën, kur të jetë thekërisur mjaftueshëm shtoni qepën e grirë imët dhe hudhrën e prer në feta. Shtoni kripë dhe piper të zi dhe thekërisini derisa qepa të jetë zbutur paksa.

Bashkoni dhe kërpudhat e prera në feta dhe 2 lugë vaj ulliri dhe vijoni kaurdisni kërpudhat. Sapo kërpudhat të marrin faqe shtoni dhe panën.

Shtoni tani te pula salcën me kërpudha dhe një gotë lëng nga lëngu i zierjes së pulës. Sipër shtoni dhe disa degë trumze.

Rrisni temperaturën e sobës në 220°C dhe piqeni tavën akoma për 10-15 minuta të tjera.

Shoqërojeni me disa perime të pjekura në furrë ose zgarë dhe ja ku keni nje tjetër pjatë shumë të shijshme për festa. Këtë përgatitje mund ta bëni dhe me gjelin e detit.

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Pulë në furrë me kërpudha dhe pana
Average rating:  
 0 reviews

Hapat

1
Bërë

para
Biskotat e Festave
pas
Përsheshi i Vitit të ri i rivizituar
para
Biskotat e Festave
pas
Përsheshi i Vitit të ri i rivizituar

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here