0 0
Polenta furre me karkaleca

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
2 gota Polenta e bardhë Mund ta beni dhe me polenten normale.
1 litër e gjysëm Ujë
Pak Kripë
Pak Piper të zi
Gjysëm Presh
4-6 cop Karkaleca
2 Domate
1 cop mesatare Djathë të Bardhë
2-3 lugë Vaj ulliri
Pak Rigon
2 thelpinjë Hudhra

Polenta furre me karkaleca

Një pjatë super e shijshme, dhe duhet të më besoni për këtë...ndaj pres komentet dhe fotot tuaja.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Vendosni ujin të marri val me pak kripë dhe vaj ulliri, sapo të jetë gati shtoni miellin e polentas duke e përzier vashdimishtë derisa të bëhet një mas e kremt, sapo të filloj të trashet hiqeni nga zjarri dhe shtoni brenda në të, djathin e shkërmoqur, piper të zi  dhe preshin e grirë imët. Përziheni

Lyeni një tiganë të përshtaçëm për furrë me pak vaj ulliri dhe dërdhni brënda në të poletën, nivelojeni mirë. Sipër vendosini karkalecat e pastruar më parë, domate e prera në kubikë, disa feta hudhrash dhe akoma pak djathë të shkërmoqur. Spërkateni me rigonë sipër dhe akoma një fije vaj ulliri. Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180°C derisa të thekëriset mirë dhe të marri ngjyrën e bukur të art.

Shërbejeni akoma të ngrohtë me një gotë Rosé si shoqëruese aperitivi ose si një pjatë të vetme të shoqëruar me pak sallatë jeshile.

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Polenta furre me karkaleca
Average rating:  
 0 reviews

para
Mualebi me krem fistiku e fruta të freskëta
pas
Brunch- Asparag furre, sallatë spinaqi dhe feta buke të thekur
para
Mualebi me krem fistiku e fruta të freskëta
pas
Brunch- Asparag furre, sallatë spinaqi dhe feta buke të thekur

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here