0 0
Patëllxhanë të pjekur me mbushje qengji dhe bullgur

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
Për patëllxhanët:
4 patëllxhanë bullafiq (mesatarë)
Kripë, vaj ulliri
Për mbushjen:
350 g mish qengji i grirë
2 lugë vaj ulliri
Kripë, piper i zi
1/4 lugë çaji kanellë
1/4 lugë çaji arrë myshku
1/2 lugë çaji paprika e tymosur
2 speca (të kuq ose jeshilë)
2 karrota
1 qepë e madhe
1 degë selino
2 thelpinj hudhre
1/2 gotë salcë domatesh
1 gotë bullgur
1 gotë ujë i ngrohtë
pako shafran (ose zëvendësim: turmeric për ngjyrë)
Për salcën sipër:
2 gota ujë i nxehtë
1/2 gotë salcë domatesh
Pak vaj ulliri
Për shërbim:
Djathë i bardhë i thërrmuar
Majdanoz i freskët i grirë
Tarator ose kos me hudhra

Patëllxhanë të pjekur me mbushje qengji dhe bullgur

Cuisine:

Patëllxhanë të pjekur dhe të mbështjellë me një mbushje të pasur me mish qengji, perime dhe bullgur, të aromatizuar me erëza orientale. E përsosur për iftar ose një darkë të veçantë mes miqsh.

  • Serves 4
  • Medium

Ingredients

  • Për patëllxhanët:

  • Për mbushjen:

  • Për salcën sipër:

  • Për shërbim:

Directions

Share

Përgatitja

  1. Përgatitja e patëllxhanëve:
    Prisni patëllxhanët në feta të gjata dhe piqini në zgarrë ose në tigan të thatë derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë. Lërini mënjanë.

  2. Mbushja me mish:
    Në një tigan të thellë, kaurdisni mishin e qengjit me vaj ulliri, kripë, piper, kanellë, arrë myshku dhe paprika të tymosur.
    Në blender grijini bashkë specat, karrotat, qepën, selinon dhe hudhrat. Shtoni këtë përzierje te mishi dhe kaurdisni derisa të zbuten.

  3. Shtimi i bulgurit dhe shafranit:
    Shtoni salcën e domates dhe kaurdiseni edhe pak. Pastaj shtoni bullgurin dhe një gotë ujë të ngrohtë ku keni tretur shafranin. Gatuani derisa bulguri të përthithë lëngun dhe të zbutet.

  4. Mbledhja e rolove:
    Merrni nga mbushja dhe mbështillni me feta patëllxhani. Mbushja e mbetur shtrihet në fund të tavës. Sipër vendosni roletë me patëllxhanë.

  5. Pjekja:
    Përzieni ujin e nxehtë me salcën e domates dhe pak vaj ulliri. Hidhni sipër në tavë dhe piqini në furrë të parangrohur në 200°C për 30 minuta.

  6. Shërbimi:
    Shërbejeni të ngrohtë me djathë të bardhë të thërrmuar dhe majdanoz të freskët. Shoqërojeni me kos me hudhra ose tarator për një balancë të freskët e kremoze.

previous
Fokaça me domate të vogla dhe rigon – Shije si në Itali!
next
Patate të pjekura me paprika dhe rozmarinë (Versioni 3)
previous
Fokaça me domate të vogla dhe rigon – Shije si në Itali!
next
Patate të pjekura me paprika dhe rozmarinë (Versioni 3)

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here