Përbërësit
-
reth 1 kg Paidhaqe qengji
-
3 gota Oriz për pilaf
-
2 lugë Stika pishe
-
1 kuti Qiqratë ziera më parë
-
1 Qep
-
2 lugë të vogla Curry
-
1 maj luge të vogël Kanell
-
1 lugë të vogël Fara qimnoni
-
6 gota Lëng vegjetal ose ujë
-
2 lugë Kokrra Shege
-
sa mjaftonë Kripë
-
sa mjaftonë Piper të zi
-
2 lugë Gjalpë
-
2 lugë Vaj ulliri
-
disa gjethe Mëndër
-
1 Limon
-
2 lugë Rrush të thatë
Udhëzimet
Disa orë më parë marinoni paidhaqet me kripë, piper, lëng limoni, vaj ulliri dhe fara qimnoni. Lërini në frigorifer të pushojnë gjithë natën ose 2-4 orë. Kaloi koha e pushimit vendosini në tavë së bashku me lëngun që kanë lëshuar dhe piqini në furrën e nxehur më parë ne 180°C. Ndërkohë që paidhaqet piqen vendosni rrushin e thatë në ujë të ftohtë të zbutet. Grin qepën imët dhe vendoseni të kaurdiset me gjalpin dhe vajin e urririt, shtoni kanellën dhe curry-n, kriposeni, piperoseni shtoni dhe stikat e pishës dhe gjethet e mëndrës të grira imët dhe vijoni kaurdisen duke i përzier vashdimisht. Tani shtoni dhe qiqrat dhe rrushin e thatë të shtrydhur nga uji i tepërt. Kur dhe qiqrat të marrin faqe bashkoni orizin, thekëriseni paksa.
Hiqni nga furra paidhaqet dhe hiqini dhe nga tava duke i ruajtur mënjanë. Te tava që poqet mishin shtoni orizin, përzijeni me lëngun e pjekjes dhe mbulojeni me lëngun vegjetalë të nxehtë, Vendosni sipër paidhaqet dhe vendoseni tavën përsëri në furrë të gatuhet gjithmonë në 180°C derisa të jetë gati, kur orizi të jetë zier dhe sipërfaqa të jetë bërë me vrima. Nëse gjatë pjekjes paidhaqet ju piqen shumë apo ju duken të thata mund ti mbuloni me letër alumini ose furre dhe ta hiqni atë vetëm minutat e fundit.
Lëreni të pushoj paksa dhe në momentin e servirjes shtoini sipër ca kokrra shege dhe gjethe mëndre.
Festa të gëzuara 🙂