Ingredients
-
500 gr mish tul (lombata / kontrofileto – pjesa për rostò)
-
2–3 lugë gjelle vaj ulliri
-
1 gotë verë e bardhë e thatë
-
1 degë rozmarine
-
Kripë sipas shijes
-
Për marinadën:
-
½ lugë çaji paprika e ëmbël
-
½ lugë çaji fara finoku të shtypura
-
½ lugë çaji trumzë e thatë
-
½ lugë çaji pluhur hudhre
-
Piper i zi i freskët
Directions
Përgatitja:
-
Përziejini të gjitha erëzat dhe lyejeni mishin mirë nga të gjitha anët. Mbulojeni dhe lëreni të marinohet gjatë natës në frigorifer.
-
Të nesërmen, në një tigan të nxehur fort, shtoni vaj ulliri dhe degën e rozmarinës.
-
Skuqeni mishin nga të gjitha anët për ta “mbyllur” që të ruajë lëngun e vet.
-
Shuajeni me verë të bardhë dhe lëreni të avullojë pak. Vetëm tani shtoni kripën sipas shijes.
-
Vendoseni mishin në një tavë së bashku me lëngjet e tiganit dhe piqeni në furrë të parangrohur në 220–240°C për 25–30 minuta.
-
Nëse keni termometër, temperatura e brendshme duhet të jetë 45°C për një pjekje rozë.
-
-
Nxirreni nga furra, mbështilleni menjëherë me letër furre dhe alumin, dhe lëreni të pushojë në furrën e fikur për 15 minuta.
-
Më pas nxirreni dhe lëreni të ftohet plotësisht jashtë. Mbuloni mirë dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 4 orë.
-
Vetëm pasi të jetë ftohur plotësisht, priteni në feta shumë të holla me thikë të mprehtë.
Ruajtja:
-
Mund të qëndrojë i mbështjellë në frigorifer për 4 ditë.
-
Ose ruajeni në feta individuale në qese pa ajër.