Përbërësit
-
280 gr. Paccheri
-
300 gr. Kerpudha
-
2 thepinjë Hudhra
-
1 Spec djegës
-
100 gr. Bacon
-
Pak Kripë
-
Sa mjaftonë Piper të zi
-
100 gr. Djathë i butë SquacqueroneMund të përdorni çdo llojë djathi tjetër të bute
-
2 lugë Vaj ulliri
-
1 lugë Gjalpë i shkrirë
-
disa degë Trumëz
Udhëzimet
Lajini kërpudhat shpejtë nën ujë të ftohtë që mos t’ju thithin shumë ujë dhe Thajini direkt me beze kuzhine. Më pas pritini në feta.
Grini imët hudhrën dhe vendoseni të kaurdiset me specin djegës sëbashku me vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtoni bacon e copëtuar me duar dhe thekëriseni derisa të bëhet kërce.
Më pas bashkoni kërpudhat, kripë, piper të zi dhe kaurdisni derisa kërpudhat të jenë thekërisur mirë. Ndërkohë zieni paccherin aldent në ujë të valuar me kripë. Kullojeni dhe shtojeni te kërpudhat sëbashku me 1 garuzhe nga uji i zierjes së makaronave. Përzijeni dhe tundeni tiganin që të emulsiononi lëngjet. Shtoni disa gjethe trumze dhe disa lugë djathi të butë. Përziejni që ti bëni kremoze. Shërbejeni akoma të ngrohta me pak djathë të butë sipër.